Sport

VIDEO / Manaj shënon për statistikë personale se Gallatasaray fundos Sivassporin!

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizoi për miqtë në një moment kur gjigantët e Stambollit ishin në avantazh të katër golave.

3 Maj 2025, 23:13 Nga DOSJA
VIDEO / Manaj shënon për statistikë personale se Gallatasaray

TURQI - Rei Manaj i shënon skuadrës së Galatasaray-t në sfidën e vlefshme për javën e 34-t të Superligës turke. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizoi për miqtë në një moment kur gjigantët e Stambollit ishin në avantazh të katër golave.

Manaj tundi rrjetën nga një kënd i ngushtë, duke e kaluar topin mes këmbëvë të portierit Muslera. Për sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë, ky ishte goli i 12 në këtë sezon në elitën e futbollit turk.


Sivaspori renditet i 16-ti me 33 pikë dhe po konkurron me Alanyasporin dhe Bodrumsporin për mbijetesën një mision i vështirë por jo i pamundur.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll