Politike

Rezoluta e PPE, Rama: Fletërrufe e shkruar nga bretkosat e kënetës, kryeministrat që ishin në atë Kongres do të vijnë në Tiranë më 16 maj

I pyetur kur do të marrë fund kontestimi i zgjedhjeve në vendin tonë, Rama kujtoi zgjedhjet kur PS fitoi mandatin e parë.

3 Maj 2025, 21:51 Nga r.ll
Rezoluta e PPE, Rama: Fletërrufe e shkruar nga bretkosat e
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e cilësoi “fletërrufe të kënetës” rezolutën e miratuar nga Partitë Popullore Europiane këtë javë, për lidhjen e të ardhmes europiane të Shqipërisë me zgjedhjet e lira.

Ai u shpreh në intervistën për A2CNN, se kryeministrat që janë krerë të partive që ishin në atë mbledhje, do të vijnë më 16 maj në Tiranë. Ky fakt sipas tij tregon se çfarë është Shqipëria sot. 

“Është një fletërrufe e kënetës. E di shumë mirë si funksionojnë konferencat e partive që mblidhen të gjithë bashkë. Një parti aty fut një tekst, është i shkruar fund e krye nga grupi i bretkosave që merren me këtë temë, edhe ata e kalojnë. Por në ndërkohë ju bëj me dije se të gjithë kryeministrat e atyre partive që ishin në atë mbledhje, ashtu sikundër edhe presidentja e KE dhe kryetari i KE, etj., do të jenë në Tiranë më 16 maj. Dhe faktin që vijnë në Tiranë për të mbajtur Samitin e Komunitetit Politik Europian, flet shumë qartë se çfarë është Shqipëria e sotme”, tha Rama.

I pyetur kur do të marrë fund kontestimi i zgjedhjeve në vendin tonë, Rama kujtoi zgjedhjet kur PS fitoi mandatin e parë.

“Ato zgjedhje në 2013-n nuk janë kontestuar sepse kush e kishte në dorë t’i organizonte, i humbi dhe nuk kishte çfarë të kontestonte. Por për sa kohë në krye të kënetës do të vigjilojë bufi i kënetës, nuk do të ketë zgjedhje të pranuara në Shqipëri”, u shpreh ai. 

edi rama

Sondazh

Poll