Politike

Rama ironizon kandidatët e opozitës: Nëse doni një çyryk të ketë rrypin e pantallonave të Vangjel Dules…

Sipas Ramës, kreu i PD-së, ka djegur disa nga demokratët të cilët dolën fitues në Primare por nuk u përfshinë në listat për deputetë. 

3 Maj 2025, 19:08 Nga r.ll
Rama ironizon kandidatët e opozitës: Nëse doni një
edi rama

SARANDË- Kryeministri Edi Rama në Sarandë nuk ka kursyer ironitë për kandidatët e opozitës atje. Sipas Ramës, kreu i PD-së, ka djegur disa nga demokratët të cilët dolën fitues në Primare por nuk u përfshinë në listat për deputetë. 

Më tej u shpreh se nëse minoriteti grek do një përfaqësues të zgjuar në Kuvend ka kandidatin e PS, ndërsa shtoi se "nëse duan një çyryk të ketë rrypin e pantallonave të Vangjel Dules, e dinë vetë pastaj"

Dhe ai i Kavajës… sa herë e hanë nga bufi hanë atë që u tregon bufi, ai i shkreti doli fitoi primaret e qarkut të Tiranës, e hëngri bufi. Dash Sula, gjeli i detit të Peqinit, fitoi primaret, ku e keni? Dogji dhe xhaketën Dashi. Atyre të minoritetit grek u them më të zgjuar që merr frymë në territorin e Shqipërisë ua kemi bërë deputet atje, nëse duan një më të zgjuar se veten ja ku e kanë, nëse duan një çyryk të ketë rrypin e pantallonave të Vangjel Dules, e dinë vetë pastaj”, tha Rama.

edi rama ne sarande

Sondazh

Poll