Ekonomi

Socialistët nuk kursehen, ‘lum’ parash për Samitin e Diasporës, darka gala 120 mijë $ (Lista e çmimeve)

2 Shkurt 2019, 16:31 Nga DOSJA

TIRANË- Kryefjala e ditës së sotme është Samiti i Diasporës, një event i cili organizohet nga Ministria e Shtetit dhe Diasporës me vendim të Këshillit të Ministrave. Por janë shifrat ato që “godasin”, dhe në këtë rast socialistët nuk kursehen. Plot 660 milionë lekë të vjetra për dy ditë. Kjo është fatura e këtij aktiviteti që do të mbahet në Lezhë nga 28 shkurti deri në 2 mars.

Në axhendën e këtij Samiti parashikohen udhëtime drejt Lezhës, si dhe dreka e darka për rreth 800 personat që janë të ftuar.

Ndërkohë që lista e çmimeve është goxha e kripur. Darka gala është parashikuar të kushtojë 120 mijë dollarë. Skenografia e eventit është 210 mijë dollar, kancelaria 150 mijë dollarë, koktejli 140 mijë dollarë, ndërkohë që në shpenzime është përfshirë edhe transporti vajtje ardhje nga Tirana në Lezhë për 800 persona.

Lista e plotë e çmimeve për Samitin e Diasporës

Programi i Samitit të Diasporës

Programi i Samitit të Diasporës

(f.g/dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

ekonomi ekonomi diaspora ne lezhe edi rama samiti i diaspores shpenzime qeveritare diaspora ne lezhe edi rama samiti i diaspores shpenzime qeveritare

Sondazh

Poll