Ekonomi

Shteti shqiptar do të ndërtojë vetë Hidrocentralin e Skavicës, kostoja 350 mln euro

2 Shkurt 2019, 12:31 Nga DOSJA
Shteti shqiptar do të ndërtojë vetë Hidrocentralin e

Shteti shqiptar do të ndërtojë Hidrocentralin e Skavicës, një vepër ndërtimi i të cilës kap vlerën e 350 milionë eurove.

Televizioni Klan, bën me dije se Korporata Energjitike Shqiptare do të ndërtojë HEC-in e Skavicës që do të ndahet në dy njësi: Katundi i Ri dhe Skavica.

Ndërtimi i HEC-it të Skavicës me para publike vjen pas dështimit nga ana e qeverisë shqiptare për t’a ndërtuar me koncesion.

5 vite më parë, dy kompani turke treguan interes për këtë vepër por më pas u tërhoqën.

Ende nuk dihet se ku do t’i gjejë qeveria shqiptare 350 milionë eurot që duhen për këtë vepër, e cila nëse realizohet do të gjenerojë 650 milionë kilovat orë energji në vit.

(f.g/dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

ekonomi ekonomi hidrocentrali i skavices koncesionet qeveria shqiptare vepra publike hidrocentrali i skavices koncesionet qeveria shqiptare vepra publike

Sondazh

Poll