Ekonomi

“Do hyjë VV në zgjedhjet e Shqipërisë?”, Kurti: Do përhapemi kudo ku ka shqiptarë

5 Shkurt 2019, 07:25 Nga DOSJA
“Do hyjë VV në zgjedhjet e Shqipërisë?”, Kurti:

Mbrëmjen e djeshme kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti në emisionin “A show” deklaroi se partia që ai drejton ka qëllim të përhapet kudo ku ka shqiptarë.

Kurti nuk e përjashtoi mundësinë  që partia që ai drejton të zgjerohet duke u futur edhe në zgjedhjet në Shqipëri.

“Shqipëria për mua është një vend shumë i afërt dhe unë kohëve të fundit vij më shpesh këtu. Para se të kemi një organizim tonin që do garonte edhe në zgjedhje, unë jam i interesuar që fryma e VV-së të përhapet kudo që ka shqiptarë.

Por edhe nëse u pëlqen ndonjë populli tjetër le ta bëjnë atë sepse ne jemi të bindur se parimi i VV-së nuk mund të bëhet kompromis me këdo tjetër dhe kudo tjetër.

Nuk është se ne nuk jemi të interesuar që idetë tona të përhapen. Ne kemi shumë anëtarë të VV-së në Shqipëri,  të cilët vijnë në protestat tona në Kosovë. Nuk kemi marrë edhe një vendim”, u shpreh ai. (Lexo edhe këtë)

J.V/Dosja.al

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

ekonomi ekonomi albin kurti vv per zgjedhet në shqiperi albin kurti vv per zgjedhet në shqiperi

Sondazh

Poll