Sport

Premier League pranë rekordit: Një hap larg 6 ekipeve në Champions League…

Përveç pesë skuadrave të para në renditje, falë renditjes sezonale të UEFA-s që garanton një vend shtesë, Tottenham dhe Manchester United mund t’u bashkohen atyre duke fituar Europa League.

3 Maj 2025, 11:00 Nga DOSJA
Premier League pranë rekordit: Një hap larg 6 ekipeve në

ANGLI - Premier League është në prag të një arritjeje historike: për herë të parë, mund të ketë  gjashtë ekipe në Champions League të vitit të ardhshëm.

Përveç pesë skuadrave të para në renditje, falë renditjes sezonale të UEFA-s që garanton një vend shtesë, Tottenham dhe Manchester United mund t’u bashkohen atyre duke fituar Europa League.

Të dyja janë me një këmbë në finale pas fitoreve bindëse në ndeshjen e parë kundër Bodo Glimt dhe Athletic Bilbao, dhe paraqitja e tyre në Bilbao do të thoshte automatikisht paraqitjen e gjashtë skuadrave angleze në turneun 2025/26 të Champions League.

Një ekip i shtatë anglez në Champions League tani është i pamundur: Arsenali, aktualisht brenda zonës së Champions League nëpërmjet ligës, do të duhej ta fitonte garën evropiane si ekip i vendit të gjashtë.

Skenari është i paqartë, por perspektiva e një Champions League gjithnjë e më shumë me ngjyra “Premier League” mbetet konkrete: gjashtë ekipe nga tridhjetë e gjashtë pjesëmarrësit do të përfaqësonin një rekord absolut.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll