Sport

VIDEO / Manchester City vazhdon ecurinë pozitive, regjistron fitoren e katërt rradhazi!

Ekipi i Guardiolës mundi Wolverhampton 1-0 në ndeshjen e e pare të kësaj jave të kampionatit anglez në Etihad dhe u rikthye në vendin e tretë për të paktën dy netë.

3 Maj 2025, 00:27 Nga DOSJA
VIDEO / Manchester City vazhdon ecurinë pozitive, regjistron fitoren e

ANGLI - Java e 35-të e Premier Ligës hapet me një tjetër fitore të rëndësishme për Manchester Cityn, suksesi i tyre i katërt radhazi në ligë.

Ekipi i Guardiolës mundi Wolverhampton 1-0 në ndeshjen e e pare të kësaj jave të kampionatit anglez në Etihad dhe u rikthye në vendin e tretë për të paktën dy netë, duke pritur përgjigjen e Newcastle që luan ndeshjen e tij të javës së 35-të ditën e diel.

Ndeshja u vendos nga goli i De Bruyne në minutën e 35-të të pjesës së parë , i asistuar nga Doku. Citizens tani janë 3 pikë prapa Arsenalit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll