Sport

Kevin De Bruyne: "E ardhmja? Më ka mbetur edhe një ndeshje në stadiumin tim"...

“E di që më ka mbetur vetëm një ndeshje në shtëpi, por përpiqem të bëj punën time dhe kjo është ajo që bëra sot”…

3 Maj 2025, 08:00 Nga DOSJA
Kevin De Bruyne: "E ardhmja? Më ka mbetur edhe një ndeshje

ANGLI - Lojtari i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, i cili luajti një rol vendimtar në fitoren e skuadrës së Pep Guardiolës ndaj Wolves, foli për Sky Sports pas ndeshjes, duke dëshmuar profesionalizmin e tij:

"Po e shijoj dhe kemi ende punë për të bërë. Ishte një ndeshje e vështirë sot, por gjetëm një mënyrë për të fituar. Tani mund të relaksohemi pak dhe të shohim se çfarë do të bëjnë ekipet e tjera këtë fundjavë", tha ai.

Për punën e bërë në këtë pjesë të fundit të sezonit? "Ka qenë një vit i vështirë, por po e gjejmë ritëmin. Po fitojmë ndeshjet që na duhen, kështu që shpresojmë ta përfundojmë sezonin në këtë mënyrë."

Për golin e tij? "Ne bëmë presion të mirë dhe më pas ishte Jeremy (Doku) ai që bëri një lëvizje të shkëlqyer. Ai më gjeti në vendin e duhur dhe unë arrita të shënoja."

Për të ardhmen e tij? "Përpiqem të luaj futbollin më të mirë që mundem. E di që më ka mbetur vetëm një ndeshje në shtëpi, por përpiqem të bëj punën time dhe kjo është ajo që bëra sot. Shumë nga shokët e mi të ekipit më kanë thënë se është e trishtueshme që duhet të largohem, por kështu ndodh ndonjëherë në jetë. Nuk e di se çfarë më pret e ardhmja, por e di që ende mund të luaj këtu."

Për rëndësinë e fitimit të Kupës FA? "Më pëlqen të fitoj gjithçka, kështu që po, është e rëndësishme."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll