Sport

Cristiano Ronaldon besnik, refuzon Al Hilal që e donte për Kupën e Botës së Klubeve!

Ylli portugez refuzon propozimin e rivalëve për t'i qëndruar besnik Al Nassr-it.

3 Maj 2025, 09:30 Nga DOSJA
Cristiano Ronaldon besnik, refuzon Al Hilal që e donte për Kupën

ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo i ka thënë "Jo" Kupës së Botës për Klube që do të mbahet në SHBA, e para në histori me formulën e re të dëshiruar nga FIFA.

Në realitet, portugezi legjendar do të kishte qenë më se i lumtur të merrte pjesë, por ai refuzoi ofertën e Al Hilal për të luajtur për ta, duke tradhëtuar "me kohë të pjesshme" ngjyrat e Al Nassr, ekipit të tij aktual.

CR7 mund ta kishte sfiduar edhe Real Madridin, me ngjyrat e të cilit shkroi historinë e klubit dhe të futbollit, duke qenë në të njëjtin grup me “Los Blancos” së bashku me Pachuca dhe Red Bull Salzburg.

Në fund, megjithatë, portugezi e refuzoi ofertën, duke preferuar t’i qëndronte besnik ekipit të të cilit është kapiten. Gjithashtu sepse thuhet se është afër rinovimit të kontratës së tij me Al Nassr për një sezon tjetër, pavarësisht një zhgënjimi tjetër në Ligën e Kampionëve të Azisë.

Hipoteza se Cristiano Ronaldo mund të jetë i pranishëm në Kupën e Botës me Al Ahly për të qenë në fushë kundër rivalit të tij të madh, Leo Messit, në ndeshjen hapëse, e cila do të përballë egjiptianët me Inter Miamin e argjentinasit (14 qershor dhe 15 korrik) është mohuar gjithashtu.

Shkurt, e vetmja mundësi për ta pare yllin portugez në Amerikë është nëse Al Nassr ftohet të marrë pjesë në një farë mënyre, edhe nëse duket shumë e pamundur.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll