3 Maj 2025, 10:26
Nga N.F
Të arrestuarit
TIRANË- Dy persona janë vënë në pranga në Tiranë. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata janë kapur në flagrancë duke vjedhur në një kompleks në rrugën “Fejzi Himzo”.
Policia bën me dije se ka zbardhur edhe dy vjedhje të tjera të ndodhura në muaj mars dhe prill të kryera po nga dy të arrestuarit. Në pranga janë vënë 51-vjeçari me inicialet P. M. dhe 39-vjeçari E. Ç. Policia vijon hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer dy të arrestuarit.
Njoftimi i plotë:
Tiranë/U kapën në flagrancë duke vjedhur në një kompleks në rrugën “Fejzi Himzo”, vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen disa nga sendet e vjedhura. Zbardhen dhe dokumentohen 2 vjedhje të tjera në subjekte të ndryshme, të kryera po nga këta shtetas, gjatë muajit prill dhe mars.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, si rezultat i punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, për zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të tyre, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit P. M., 51 vjeç dhe E. Ç., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Këta shtetas u kapën në flagrancë duke vjedhur në një kompleks në rrugën “Fejzi Himzo”. Gjithashtu, si rezultat i veprimeve hetimore, u zbardhën dhe u dokumentuan 2 vjedhje të tjera të kryera nga këta shtetas, në subjekte të ndryshme, ku janë marrë vlera monetare, paisje të ndryshme elektroshtepiake/vegla pune/pije alkoolike.
Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
policia vjedhje ne tirane
Aktualitet
3 Maj 2025, 10:00
N.F
Jorgo Kumaraku
SARANDË- Një 48-vjeçar është shpallur në kërkim në Sarandë pasi ditën e djeshme ai ka kr...
Aktualitet
3 Maj 2025, 09:31
N.F
Arrestimi
ELBASAN- Një 47-vjeçare e shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga në E...
Aktualitet
3 Maj 2025, 07:59
N.F
Tirane
TIRANË- Shqipëria është karakterizuar nga një zhvillim ekonomik i paqëndrueshëm, për të mos thën&e...
Aktualitet
3 Maj 2025, 07:29
N.F
Foto
TIRANË- Turizmi është shansi i madh i Shqipërisë. Pas vitit 2016, grushti i shtetit në Turqi dhe krizat politike në...
Aktualitet
3 Maj 2025, 07:06
N.F
Foto
TIRANË- Shqipëria ka kaluar tre valë të mëdha emigracioni. Kur vendi doli nga diktatura në fillim të viteve ’...
Aktualitet
3 Maj 2025, 07:03
N.F
Foto
TIRANË- Sot do të mbizotërojë moti i kthjellët dhe temperatura të larta gjatë gjithë paradites Por or&e...
Aktualitet
2 Maj 2025, 22:38
N.F
Florenc Çapja
TIRANË- Florenc Çapja është ekstraduar pasditen e sotme nga Dubai në Shqipëri. Policia ka ndarë p...
Aktualitet
2 Maj 2025, 22:33
r.ll
foto ilustruese
FIER- Moskoordinim, vjedhje apo mister? Këto tre pyetje na erdhën në mend kur dëgjuam historinë e një va...
Aktualitet
2 Maj 2025, 22:23
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një aferë e stërmadhe është gatuar në një nga pronat më të lakmuara publike, ku m...
Aktualitet
2 Maj 2025, 22:20
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- 18 nëntori i vitit 2024, u kthye në një ditë zie për shoqërinë shqiptare, pas ngjarjes...