Aktualitet

Pjesëtare e një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike në Itali, arrestohet 47-vjeçarja e dënuar me 9 vjet burg në Elbasan (EMRI)

Ajo është dënuar në vitin 2016 për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadër të organizatës kriminale. 

3 Maj 2025, 09:31 Nga N.F
Pjesëtare e një organizate kriminale që trafikonte
Arrestimi

ELBASAN- Një 47-vjeçare e shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga në Elbsan. Policia bën me dije se në pranga është vënë Majlinda Avduli alias Dajana Tafani. Më tej bëhet me dije se e arrestuara rezulton e dënuar me mbi 9 vjet burg nga Gjykata e Kaliarit.

Ajo është dënuar në vitin 2016 për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadër të organizatës kriminale. Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar ekstradimin e saj në Itali.

Njoftimi i plotë:

Policia e Shtetit Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale finalizoi operacionin e radhës për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar. “Operacionalja 44”/E dënuar me mbi 9 vjet burgim, si pjesëtare e një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike, kapet në Elbasan, 47-vjeçarja.

Si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacioneve, me partnerët italianë, nëpërmjet strukturave homologe Interpol Tirana dhe Interpol Roma, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 44”, lokalizuan në Elbasan, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasen:

Majlinda Avduli alias Dajana Tafani, 47 vjeçe, banuese ne Elbasan. Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Kaliarit, Itali, në vitin 2016, e ka dënuar me 9 vjet, 6 muaj e 22 ditë burgim, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadër të organizatës kriminale. Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar ekstradimin e kësaj shtetaseje, në Itali.

majlinda avduli dajana tafani

Sondazh

Poll