Aktualitet

FOTO/ U ekstradua sot nga Dubai, si ka ndryshuar Florenc Çapja, i dënuar me burg përjetë si porositës i vrasjes së Gentian dhe Nezir Beqirit

Ai dyshohet se i ka ofruar rreth 200 mijë euro Nuredin Dumanit për të vrarë, Sokol Sanxhaktarin një emër të njohur për policinë në Elbasan.

2 Maj 2025, 22:38 Nga N.F
FOTO/ U ekstradua sot nga Dubai, si ka ndryshuar Florenc Çapja, i
Florenc Çapja

TIRANË- Florenc Çapja është ekstraduar pasditen e sotme nga Dubai në Shqipëri. Policia ka ndarë pamje nga momenti kur Çapja ka mbërritur në Rinas nën masa të rrepta sigurie. Një tjetër detaj që vihet re është ndryshimi i 44-vjeçarit në pamje.

Ai është një nga emrat më të njohur të botës së krimit dhe fotot e tij kanë qarkulluar gjithmonë në rrjet. Çapja ndyshe nga më parë ka pësuar ndryshime në pamje, për shkak edhe të moshës. Ai dyshohet se i ka ofruar rreth 200 mijë euro Nuredin Dumanit për të vrarë, Sokol Sanxhaktarin një emër të njohur për policinë në Elbasan.

Çapja është dënuar me burg përjetë si porositës i vrasjes së Gentian dhe Nezir Beqirit në vitin 2012 në Elbasan. Ngjarja ndodhi teksa Gentian Beqiri ndodhej në arrest shtëpie nga gjykata e Elbasanit. Autorët përdorën Etien Canin si personin për të hyrë brenda banesës, pasi ai ishte shok fëmijërie me viktimën. Vrasja dyshohet se u porosit për hakmarrje, pasi Gentian Beqiri akuzohej se ishte implikuar në ekzekutimin e Sokol Çapjas, në vitin 2005.

florenc Çapja

Sondazh

Poll