Politike

"Gjirokastra kur morëm detyrën kishte 6 mijë turistë, sot ka 600 mijë në vit," Rama: Ky qytet ngjante sikur po jepte shpirt, sot merr frymë!

Teksa u kthye disa vite pas në kohë Rama u shpreh se kur mori detyrën në Gjirokastër numëroheshin 6 mijë turistë në vit ndërsa sot ky qytet ka 600 mijë vizitorë.

3 Maj 2025, 09:46 Nga N.F
"Gjirokastra kur morëm detyrën kishte 6 mijë turistë,
Rama

GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Gjirokastra ka folur në lidhje me arritjet e qeverisjes së tij në këto 3 mandate. Teksa u kthye disa vite pas në kohë Rama u shpreh se kur mori detyrën në Gjirokastër numëroheshin 6 mijë turistë në vit ndërsa sot ky qytet ka 600 mijë vizitorë.

Sipas tij ky qytet kur mori detyrën po jepte shpirt dhe se me investimet e bërë tani Gjirokastra shkëlqen dhe zhvillohet vazhdimisht. Rama më tej foli edhe për hapat drejt BE-së teksa theksoi se Shqipëria ndodhet tek pragu i derës së shtëpisë së familjes së madhe europiane si rezultat i besimit dhe vlerësimit që ata kanë krijuar ndaj vendit tonë.

"Njerëzit votojnë me shumicë, sepse shumë nga gjërat që bëhen arrijnë drejtpërdrejt tek njerëzit. Gjirokastra kur ne morëm detyrën kishte 6 mijë turistë në vit, ndërsa vjet kishte 600 mijë, këtë berberhanet e përqeshin. Ndërkohë gjirokastritët e dinë. Ky qytet ngjante sikur po jepte shpirt, sot merr frymë, rritet zhvillohet dhe shkëlqen hap pas hapi. Dhe them se do të ishte e udhës që t’ju tregojmë njerëzve disa të dhëna që nuk i dinë.

Thonë se s’ka ujë, drita dhe s’ka bukë…Por ka shumë njerëz që e dinë që gjërat janë përmirësuar. Dhe kur vjen puna tek ekonomia, nuk mund ta mbulosh me lule sepse njerëzit e ndjejnë në shtëpinë e tyre. Nëse sot jemi tek pragu i derës së shtëpisë së familjes së madhe europiane, kjo nuk është rezultat i asgjëje tjetër, veçse i besimit dhe vlerësimit që ata në atë shtëpi kanë krijuar ndaj nesh dhe nuk e kanë krijuar se kanë rënë në sevda me atletet e mia, por sepse BE ka një makineri, që ndjek çdo gjë që ndodh në një vend që pretendon të hyjë në atë shtëpi," tha ai.

rama

Sondazh

Poll