Politike

FOTO/ Emiriana Sako shkel në mënyrë të vazhdueshme ligjin, shfrytëzon fëmijët për fushatë elektorale

Në një sërë postimesh të saj në rrjetet sociale nga takimet elektorale me kandidatë socialistë për deputetë në qarkun e Durrësit, Sako ka ndarë vazhdimisht foto me fëmijë. 

2 Maj 2025, 22:41 Nga r.ll
FOTO/ Emiriana Sako shkel në mënyrë të vazhdueshme ligjin,
emiriana sako

DURRËS- Përdorimi i fëmijëve në fushatë zgjedhore apo ekspozimi i tyre për propagandë shkel të drejtat e tyre dhe ligjin. Por kjo duket se nuk e shqetëson ose nuk i bën përshtypje kryebashkiakes së Durrësit, Emiriana Sakos. 

Në një sërë postimesh të saj në rrjetet sociale nga takimet elektorale me kandidatë socialistë për deputetë në qarkun e Durrësit, Sako ka ndarë vazhdimisht foto me fëmijë. 

FOTO/ Emiriana Sako shkel në mënyrë të vazhdueshme ligjin,FOTO/ Emiriana Sako shkel në mënyrë të vazhdueshme ligjin,FOTO/ Emiriana Sako shkel në mënyrë të vazhdueshme ligjin,FOTO/ Emiriana Sako shkel në mënyrë të vazhdueshme ligjin,FOTO/ Emiriana Sako shkel në mënyrë të vazhdueshme ligjin,

Në postimet e saj nuk kanë munguar edhe komentet nga qytetarët, të cilët duket se janë më të informuar mbi ligjin se vetë Sako. 

"Të shfrytëzosh fëmijët për fushatë, është shkelje ligji...", shkruan një nga komentuesit.

FOTO/ Emiriana Sako shkel në mënyrë të vazhdueshme ligjin,

Ligji i Shqipërisë për të drejtat e fëmijëve përcakton që pjesëmarrja e të rinjve nën 14 vjeç në debate publike dhe programe audio-vizuale “duhet të bëhet vetëm me miratimin e prindërve ose kujdestarit të tyre”.

emiriana sako

Sondazh

Poll