Politike

"BE-ja nuk të fal se u pëlqen deti Jon," Rama: Para 10 vitesh ishte shumë e rëndë për mua kur takoja udhëheqësit e Europës! E ndjeja keqardhjen dhe përçmim për vendin tonë

Rama theksoi se Bashkimi Evropian ka një makineri ndër më të mëdhat buroktratike në botë që ndjek 24 orë në 7 ditë të javës çdo hap që ndërmerr një vend.

3 Maj 2025, 09:36 Nga N.F
"BE-ja nuk të fal se u pëlqen deti Jon," Rama: Para 10
Rama

GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Gjirokastra ka folur në lidhje me rëndësinë e anëtarësimit të vendit në BE. Rama theksoi se Bashkimi Evropian ka një makineri ndër më të mëdhat buroktratike në botë që ndjek 24 orë në 7 ditë të javës çdo hap që ndërmerr një vend.

Ai u shpreh se BE nuk të fal dhe nuk jep anëtarësimin sepse i pëlqen një detaj nga vendit teksa mori shembull detin Jon. Rama u kthye pas në kohë teksa theksoi se 10 vite më parë e kishte të vështirë të takohej më udhëheqësit e Europës. Sipas tij gjatë takimeve me krerët e vendeve ai e ndjentë se ata ndjenin në rastin më të mirë keqardhje ose në rastin më të keq përçmim për vendin tonë. 

"BE ka një makineri që është makineria më e madhe burokratike e botës që ndjek 24 orë 7 ditë të javës cdo gjë. Nuk të falin as për sytë e bukur, as e u pëlqen deti jon, sepse dua të dinë që ky shteti i ri që po fusim brenda a i përmbush standardet tona? Këtë gjë nuk e llogarit njeri, deri para 10 vitesh ne ishim një vend që më besoni, ishte shumë e rëndë për mua kur takoja udhëheqësit e Europës, sepse e ndjeja që kishte në brendësinë e tyre një ndjesi, që në rastin më të mirë ishte keqardhje, në rastin më të keq ishte përçmim për vendin tonë.

Dhe jo pa faj, se ishim një vend qesharak, komplet qesharak, që nuk kishte asnjë lloj pozicioni, asnjë lloj respekti, thjesht formalitet. Ishte tamam kur tako dikë që ti e sheh që po të dëgjon, por po të sheh në një mënyrë që të thotë mbaro tani se kam punë do iki. Shqipëria kurrë nuk ka qenë në këtë pozicion që është sot ndërkombëtarisht. Kjo nuk ka ndodhur se kanë zbuluar ata detin dhe malin, por sepse procesi ynë i shtetbërjes po shkon drejt përmbylljes. Në momentin që BE të fut brenda, ti je bërë shtet," tha ai.

rama

Sondazh

Poll