Politike

"Ishim një vend qesharak," Rama nga Gjirokastra: Në momentin që BE të fut brenda, ti je bërë shtet!

Rama u shpreh se vite më parë vendi ynë ishte një vend qesharak dhe se nuk kishte asnjë pozicion krah shteteve të tjera. Më tej Rama tha se Shqipëria nuk ka qenë kurrë më parë në këtë pozicion historik dhe se është pranë futjes në familjen evropiane.

3 Maj 2025, 09:21 Nga N.F
"Ishim një vend qesharak," Rama nga Gjirokastra: Në momentin
Rama

GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Gjirokastra ka folur në lidhje me pozicionin që ndodhet vendi ynë teksa ka të hapur një mundësi drejt anëtarësimit drejt BE-së. Rama u shpreh se vite më parë vendi ynë ishte një vend qesharak dhe se nuk kishte asnjë pozicion krah shteteve të tjera. 

Më tej Rama tha se Shqipëria nuk ka qenë kurrë më parë në këtë pozicion historik dhe se është pranë futjes në familjen evropiane. Sipas tij në momentin që BE të bën pjesë të saj atëherë vendi është bërë shtet.

"Ishim një vend qesharak, që nuk kishte asnjë lloj pozicioni. Ishte sikur takon dikë që të shikon në një mënyrë që fol se do iki. Shqipëria nuk ka qenë kurrë në këtë pozicion historik. Në momentin që BE të fute brenda, ti je bërë shtet. Mund të kesh 1 mijë e 1 gjëra që duhet përmirësuar por je bërë shtet.

Po e filloj me këtë të dhënë. Duhet të mjaftonte berberhaneve që ti jepnin shumicës një mundësi dhe ta konsideronin si të arsyshëm kur thonë se e mbështërsin PS-në dhe mos ti quajnë të sëmurë. Sa herë flitet në kanalet e kënetes se këtu nuk ka asgjë por ja që shifra flet vete. PPB është ajo që vendi prodhon në tëresinë e saj. Sa e ke kapacitetin si vend, më pas se 10 miliardë kur morëm detyren dhe tani kemi kaluar më rritje 2 herë e gjysmë," tha ai.

rama

Sondazh

Poll