Politike

Berisha: Me Edi Ramën nuk ka integrim, në Valencia ia grisën pasaportën dhe ia hodhën në kosh

Ai u shpreh se rezoluta e 82 partive politike që qeverisin Europën e cilësuan Ramën si armik të votës së lirë. Berisha theksoi se në Valencia triumfoi kauza dhe idealet e lirisë.

2 Maj 2025, 20:55 Nga N.F
Berisha: Me Edi Ramën nuk ka integrim, në Valencia ia grisën
Berisha

KURBIN- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një takim me banorë të Kurbinit. Berisha gjatë fjalës së saj u shpreh se edhe pak ditë kanë mbetur nga zgjedhjet e 11 majit dhe se kryeministri Edi Rama po i numëron ditët pasi është në rreth të kuq.

Ai u shpreh se rezoluta e 82 partive politike që qeverisin Europën e cilësuan Ramën si armik të votës së lirë. Berisha theksoi se në Valencia triumfoi kauza dhe idealet e lirisë. Sipas tij Rama po përpiqet të mbrohet duke e shndërruar fushatën në tallava dhe banalitete vetëm e vetëm si të shpëtojë nga qytetarët për vjedhjet që ka bërë.

"Miq, Edi Rama po numëron ditët. Është në rreth të kuq. Ju e dëgjuat rezolutën e 82 partive politike që qeverisin Europën sot se si e damkosën si armik të votës së lirë, si armik të opozitës, si baloz i lidhur me krimin. Në Valencia triumfoi kauza juaj. Në Valencia triumfuan idealet tuaja të lirisë. Idealet për një Shqipëri pluraliste dhe mori goditjen më fatale Edi Rama dhe bandat e tij. Kudo që shkon e ndjek si lugat, e ndjek si fantazmë McGonigali, dosja e tij.

Edi Rama është i famshëm, ka në supe thesin me 225 mijë euro me të cilin korruptoi McGonigalin. Absolutisht atje do të shkojë në burg si ai. E patë ju, e patë në Valencia pasaportën e tij si ia grisën, ia hodhën në kosh. Me Edi Ramën nuk ka integrim, me Edi Ramën shkohet drejt të shkuarës. Ai përpiqet të mbrohet duke e shndërruar fushatën në tallava dhe banalitete vetëm e vetëm si të shpëtojë nga ju për vjedhjet që u ka bërë, për dështimet që ka bërë. Por ditët e ka të numëruara. Sot janë nëntë, nesër do jenë tetë. Dhe së shpejti do marrë fund me 11. Vota juaj është vota e historisë. Vota e shqiptarëve. Miq, unë garantova me fjalë nderi udhëheqjen politike të Europës, se shqiptarët që përmbysën diktaturën më staliniste në Europë, do përmbysin më 11 Maj diktaturën e parë të drogës dhe krimit të Edi Ramës," tha ai.

berisha

Sondazh

Poll