Politike

Vjedhja e zyrës elektorale së PD në Cërrik, policia: Në pranga autori! Arrestohet edhe personi që bleu sendet e vjedhura (EMRAT)

Në lidhje me ngjarjen poliica bën me dije se ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar. Autori i dyshuar është 36-vjeçari identifikuar si Arben Metani, banues në Cërrik.

2 Maj 2025, 19:58 Nga N.F
Vjedhja e zyrës elektorale së PD në Cërrik, policia: Në
Dega e PD-se

CËRRIK- Policia ka dalë pasditen e sotme më një njoftim zyrtar pas denoncimit të Degës së Partisë Demokratike në Cërrik për një vjedhje në ambientet e zyrës së saj. Përfaqësuesit e PD-së raportuan se nga zyra janë vjedhur disa pajisje elektronike, përfshirë kompjuterë dhe një televizor.

Në lidhje me ngjarjen poliica bën me dije se ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar. Autori i dyshuar është 36-vjeçari identifikuar si Arben Metani, banues në Cërrik. Gjithashtu është arrestuar edhe 46-vjeçari Klevis Zane. Zane ka blerë nga 36-vjeçari sendet e vjedhura në zyrën elektorale të Partisë Demokratike në Cërrik.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vjedhjes së ndodhur, në Cërrik, në subjektin e marrë e me qira për qëllime elektorale, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të rastit shtetasin:  A. M., 36 vjeç, banues në Cërrik.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit K. Z., 46 vjeç, për veprën penale "Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale".  Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi A. M., gjatë mesnatës, ka vjedhur në ambientin e marrë me qira (lokal) me qëllime elektorale, 1 kompjuter dhe 1 televizor dhe i ka shitur kompjuterin e vjedhur shtetasit K. Z. Sekuestrohen sendet e vjedhura, dhe iu lan në ruajtje subjektit politik. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme," thuhet në njoftimin e policisë.

pd cerrik

Sondazh

Poll