Politike

"Është problem kur të gënjen mendja se i ke knaq dibranët", Rama: Dibra është lagje e Tiranës!

Ai u shpreh se pa zëvendëskryeministren dhe njëkohësisht ish-drejtuesen politike të PS në zgjedhjet e kaluara në qarkun e Dibrës, Belinda Ballukun, kjo rrugë nuk do të arrinte të përfundohej.

2 Maj 2025, 19:03 Nga r.ll
"Është problem kur të gënjen mendja se i ke knaq
edi rama

DIBËR- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot takimin përmbyllës të fushatës elektorale në qarkun e Dibrës. Para se të niste me fjalimin e tij, Rama u shpreh se me përfundimin e Rrugës së Arbrit, Dibra u bë një lagje e Tiranës. 

Ai u shpreh se pa zëvendëskryeministren dhe njëkohësisht ish-drejtuesen politike të PS në zgjedhjet e kaluara në qarkun e Dibrës, Belinda Ballukun, kjo rrugë nuk do të arrinte të përfundohej. Ai i dha fjalën Ballukun për të vijuar më pas me fjalimin e tij.  

"Kam diçka para se të filloj. Duke pas ardh shpesh prej detyrës në këtë zonë, mësova që këtu është problem kur të rre mendja se i ke knaq dibranët. E kisha fiksim se në se nuk do të përfundonte Rruga e Arbrit, dibranët do thonin nuk është bo gjë akoma. Më vjen mirë që edhe segmenti Maqellarë -Peshkopi është përfunduar. Jeni lagje e Tiranës. Dua ta ndërpres fjalën sepse kjo rrugë ka qenë fiksimi im po nuk do ishte e mundur pa dikë që i ka nejt në kokë ditë nate. Qëllon të jetë dhe dikush që ka nxjerrë fitore Partinë Socialiste. Dua ti jap fjalën Belindës.", tha Rama. 

edi rama ne diber

Sondazh

Poll