Politike

Rama në Dibër: 11 maji, testi më i mirë për burrat që nuk e ndjejnë veten çyryk! Nëse votojnë numrin 5 do të certifikohen si të mençur

Për ata që votojnë opozitën, Rama tha se dibranët do ja gjejnë vetë epitetin.

2 Maj 2025, 19:21 Nga r.ll
Rama në Dibër: 11 maji, testi më i mirë për burrat
edi rama

DIBËR- Në takimin e sotëm në Dibër, kryeministri Edi Rama iu rikthye fjalës "çyryk", me të cilën kishte etiketuar burrat dibranë në takimet e tij të kaluara. Rama tha se 11 maji do të jetë test për burrat që nuk e ndjejnë veten "çyryk". Sipas tij nëse burrat votojnë numrin 5 janë të certifikuar si njerëz të mençur. 

Për ata që votojnë opozitën, Rama tha se dibranët do ja gjejnë vetë epitetin. Më tej u shpreh se gratë dibrane janë shtyllë e pazëvendësueshme.

"Shokët që kam shokë gjithmonë i kam çyryk të mirë. Ky vend është jastëku i gjelbërt i Tiranës. Në 11 maj duhet ndarë sërish. Shqipëria në Europë brenda kësaj dekade apo Shqipëria mbrapsht në gropë dhe shqiptarët prapë qytetarë të dorës dytë. Këtu nuk ka lidhje sa e do Edi Ramën. A je i majtë a i djthatë. Apo ca tha Edi Rama për gjysmën e burrave. Madje është testi më i mirë se kush nuk e ndjen veten ashtu si thash unë vjen voton nr 5 dhe e ka me certifikatë se është i mençur. Ai që hudhet në kënetë, quajeni si të doni. Gratë në Dibër janë shtylla e pazëvendësueshme.", tha Rama. 

edi rama ne diber

Sondazh

Poll