Politike

Berisha: PD nuk tërhiqet gjersa të përmbushë misionin e zgjidhjes së çështjes së pronësisë, një mision të domosdoshëm për paqen dhe drejtësinë

Berisha më tej theksoi se PD ka në qendër të vëmjendjes familjen. Ai më tej shtoi se prona është bazë e ndërtimit të prosperitetit të një familje e shoqërie.

2 Maj 2025, 17:05 Nga N.F
Berisha: PD nuk tërhiqet gjersa të përmbushë misionin e
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pasditen e sotme ka zhvilluar një vizitë në familjen e vjetër tiranase, Kazani. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se  PD është parti e traditës. Ai u shpreh se kjo parti beson se traditat kanë vlera të përjetshme.

Berisha më tej theksoi se PD ka në qendër të vëmjendjes familjen. Ai më tej shtoi se prona është bazë e ndërtimit të prosperitetit të një familje e shoqërie. Kryedemoktati shtoi se PD nuk tërhiqet gjersa të përmbushë misionin e zgjidhjes së çështjes së pronësisë, një mision të cilin e cilësoi të domosdoshëm për paqen dhe drejtësinë.

"Së pari, do të shpreh nderimin më të madh për të zotin dhe zonjën e shtëpisë, për këtë mikpritje të mrekullueshme, kanë hapur zemrën në shtëpinë e tyre për ne. Dhe unë jam shumë mirënjohës gjithmonë ndaj jush, po jam mirënjohës pafundësisht edhe ndaj komunitetit tiranas, një komunitet i mrekullueshëm, qytetar. Një komunitet me standarde morale shumë të vyera, të çmuara, burra dhe gra me dinjitet njerëzor të faktuar, provuar në çdo rrethanë. Por, meqë jemi këtu, unë mund të them me shumë kënaqësi se komuniteti që mund diktatorët, jeni ju.

Kjo është e vërteta. Një ditë kaloja në treg, dhe një zonjë më tha se, unë tha, kam qenë komisionere në lagjen ku u mund Ramiz Alia. Dhe, e vërteta është se, atë fat do pësojë dhe edhe Edi Rama kësaj radhe. PD është parti konservatore në kuptimin, pra, një parti e traditës. Ajo beson se, traditat kanë vlera të pa shuara, kanë vlera të përjetshme. Familja ka vlera të ëprjetshme, ndaj dhe ne kemi në piedestal familjen.

Ne besojme se, prona është bazë e ndërtimit të prosperitetit të një familje, shoqërie dhe në këtë kontekst ju garantoj se, pavarësisht se nuk ka arritur gjatë viteve të qeverisjes qëllimet e saj, PD nuk tërhiqet gjersa të përmbushë këtë mision dhe e konsideron zgjidhjen e çështjen e zgjidhjes së pronësisë një mision të sajin, të domosdoshëm për paqen, drejtësinë për moralin e një shoqërie," tha ai.

berisha

Sondazh

Poll