Bota

Shiti vajzën për 968 euro/ 6-vjeçarja prej një viti e zhdukur, shpallet fajtore nëna dhe dy bashkëpunëtorët e saj në Afrikën e Jugut

Një nga dëshmitarët i tha gjykatës se Smith i kishte thënë se ia kishte shitur vajzën e saj të vogël një shëruesi tradicional, për 20,000 rand (968 euro) dhe se ai e donte atë për “sytë dhe lëkurën” e saj.

2 Maj 2025, 16:10 Nga N.F
Shiti vajzën për 968 euro/ 6-vjeçarja prej një viti e
Vajza dhe nena e saj

AFRIKË- Gjykata në Afrikën e Jugut sot shpalli fajtorë një nënë dhe dy bashkëpunëtorë të saj për rrëmbimin dhe trafikimin e vajzës së saj 6-vjeçare, në një rast që ka tronditur vendin dhe ka tërhequr vëmendjen që kur fëmija u zhduk vitin e kaluar.

Jocelyn Smith, atëherë 6 vjeçe, u zhduk nga shtëpia e saj në qytetin e vogël Mindelpos në Gjirin Saldanha në provincën e Kepit Perëndimor më 19 shkurt 2024 dhe që atëherë ka nisur një kërkim në të gjithë vendin. Vajza nuk është gjetur.

Nëna e Jocelyn, Kelly Smith, i dashuri i saj, Jaqueen Apolis, dhe miku i tyre, Steven Van Ryn, u akuzuan për shitjen e fëmijës për para. Një gjyqtar në Gjykatën e Lartë në Kepin Perëndimor i shpalli sot të tre fajtorë për rrëmbim dhe trafikim qeniesh njerëzore.

Një nga dëshmitarët i tha gjykatës se Smith i kishte thënë se ia kishte shitur vajzën e saj të vogël një shëruesi tradicional, për 20,000 rand (968 euro) dhe se ai e donte atë për “sytë dhe lëkurën” e saj. Gjykatësi nuk përmendi në vendimin e tij se kujt iu shit vajza ose pse. Tre të dënuarit do të mbahen në paraburgim përpara se t'u shqiptohet dënimi.

afrike

Sondazh

Poll