Bota

BE-ja mirëpret marrëveshjen Ukrainë-SHBA mbi burimet natyrore

Ai theksoi se BE-ja vazhdon të rrisë mbështetjen e saj ushtarake për Ukrainën, me shtetet anëtare që premtojnë deri në 23 miliardë euro këtë vit dhe arrijnë dy të tretat e objektivit për dërgesat e municioneve këtë vit.

2 Maj 2025, 15:10 Nga N.F
BE-ja mirëpret marrëveshjen Ukrainë-SHBA mbi burimet natyrore
Foto

SHBA- Marrëveshja e arritur midis Ukrainës dhe SHBA-së mbi burimet natyrore u mirëprit sot nga Komisioni Evropian.

"Ne e mirëpresim marrëveshjen e arritur dje. Marrëveshja merr në konsideratë në veçanti procesin e pranimit të Ukrainës në BE dhe acquis e BE-së, gjë që është me rëndësi kyçe", tha sot zëdhënësja e Komisionit, Paula Pinho.

“Kjo është diçka që e kishim diskutuar me partnerët tanë ukrainas dhe e kuptojmë se kjo ishte edhe shqetësimi i tyre - të siguroheshin, domethënë, që një marrëveshje e tillë të mos pengonte një proces të mundshëm pranimi në të ardhmen”, shtoi Pinion.

Sipas vlerësimit paraprak të Komisionit, marrëveshja Ukrainë-SHBA nuk është ekskluzive, kështu që nuk do të ketë ndikim në Memorandumin e Bashkëpunimit të nënshkruar midis BE-së dhe Ukrainës. Nga ana e tij, zëdhënësi për politikën e jashtme, Anwar El Announi, përsëriti se "një përparësi për BE-në është të sigurojë që Ukraina të jetë në një pozicion force".

Ai theksoi se BE-ja vazhdon të rrisë mbështetjen e saj ushtarake për Ukrainën, me shtetet anëtare që premtojnë deri në 23 miliardë euro këtë vit dhe arrijnë dy të tretat e objektivit për dërgesat e municioneve këtë vit.

"Sa më e fortë të jetë Ukraina në fushën e betejës, aq më e fortë do të jetë në tryezën e negociatave", theksoi El Anouni, duke shtuar se BE-ja i qëndron besnike angazhimit që ka marrë për tre vjet. Kjo do të thotë që BE-ja vazhdon përpjekjet diplomatike në të gjitha nivelet dhe në çdo kohë për të mbështetur Ukrainën në të drejtën e saj për mbrojtje dhe në ndjekjen e një paqeje të qëndrueshme dhe të drejtë”.

"Sa më shumë vende, përfshirë SHBA-në, që mund të ndajnë këtë qëllim të përbashkët për forcimin e Ukrainës, aq më mirë", shtoi zëdhënësja.

be shba

Sondazh

Poll