Bota

Zgjedhja e Papës së ri/ Instalohet oxhaku ku do të dalë tymi i bardhë ose i zi pas mbledhjes së Konklavës, u kryen edhe disa teste teknike me kimikatet që do të përdoren

Që nga sot, kanë filluar disa "teste teknike", me kimikatet që i japin tymit ngjyrën e errët dhe të bardhë. Ndërkohë, në Bazilikën e Santa Maria Maggiore vazhdon mbërritja e besimtarëve, të cilët duan të shohin varrin e Françeskut.

2 Maj 2025, 15:27 Nga N.F
Zgjedhja e Papës së ri/ Instalohet oxhaku ku do të dalë tymi
Foto

VATIKAN- Zjarrfikësit italianë instaluan këtë mëngjes oxhakun nga i cili do të dalë tymi, pas votave të kardinalëve për zgjedhjen e një Pape të ri si sfond. Sipas traditës, tymi do të jetë i zi sa herë që nuk zgjidhet një papë i ri dhe i bardhë kur 133 kardinalët që do të marrin pjesë në Konklavë të arrijnë të zgjedhin pasardhësin e Françeskut.

Që nga sot, kanë filluar disa "teste teknike", me kimikatet që i japin tymit ngjyrën e errët dhe të bardhë. Ndërkohë, në Bazilikën e Santa Maria Maggiore vazhdon mbërritja e besimtarëve, të cilët duan të shohin varrin e Françeskut.

Një pjesë e shtypit italian raportoi për një problem teknik, i cili ka të bëjë me mënyrën se si emri i papës së ndjerë është gdhendur, në latinisht, në mermerin e varrit. Në fakt, ekziston një problem me simetrinë e mbishkrimit. Tani pritet të përcaktohet nëse duhet bërë ndonjë ndërhyrje korrigjuese, apo nëse do të mbetet siç është.

vatikan

Sondazh

Poll