Politike

PD tha se zyrat e tyre në Cërrik u grabitën/ Policia: Nuk janë konstatuar thyerje apo dëmtime të objektit

Në njoftim thuhet se sekretarja e degës së PD-së në Cërrik ka kallëzuar se në ambientin e marrë me qira (lokal), për qëllime elektorale, ka konstatuar se mungonin 1 kompjuter dhe 1 televizor. Lidhur e këtë policia shton se nga këqyrja paraprake në vendngjarje nuk janë konstatuar thyerje apo dëmtime të objektit.

2 Maj 2025, 09:55 Nga M.B
PD tha se zyrat e tyre në Cërrik u grabitën/ Policia: Nuk
Foto ilustruese

CËRRIK- Policia ka reaguar pas kallëzimit të bërë nga PD se zyrat e tyre në Cërrik ishin grabitur. Në njoftim thuhet se sekretarja e degës së PD-së në Cërrik ka kallëzuar se në ambientin e marrë me qira (lokal), për qëllime elektorale, ka konstatuar se mungonin 1 kompjuter dhe 1 televizor. Lidhur e këtë policia shton se nga këqyrja paraprake në vendngjarje nuk janë konstatuar thyerje apo dëmtime të objektit. Gjithashtu policia thotë se në drejtimin e Prokurorisë, grupi i posaçëm hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e rastit.

NJOFTIMI:

Cërrik/Informacion paraprak

Rreth orës 07:40 të mëngjesit të sotëm, ka kallëzuar shtetasja A. Ll., me detyrë sekretare e degës së subjektit politik “Partia Demokratike e Shqipërisë”, Cërrik, se në ambientin e marrë me qira (lokal), për qëllime elektorale, ka konstatuar se mungonin 1 kompjuter dhe 1 televizor.

Nga këqyrja paraprake në vendngjarje nuk janë konstatuar thyerje apo dëmtime të objektit.

Në drejtimin e Prokurorisë, grupi i posaçëm hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e rastit.

pd cerrik

Sondazh

Poll