Politike

"Është çyryk, nuk është normal"/ Alizoti i përgjigjet Ramës: Para meje, ti je soj delenxhiu! Do mbetesh gjysmëopingë

Rama, ka ironizuar nga Kuçova deklaratat e drejtuesit politik të Elbasanit, Tomor Alizoti, dhe kreut të PD-së në Belsh, Bedri Qypi. Ai tha se qeshi me videon kur Alizoti thoshte se “do ju ha të gjallë”, duke shtuar se, kur dëgjonte fjalë të tilla, kujtonte për çfarë e përdorte fjalën “çyryk”.

1 Maj 2025, 21:48 Nga N.F
"Është çyryk, nuk është normal"/ Alizoti i
Alizoti dhe Rama

TIRANË- Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Tomor Alizoti përmes një postimi në "Facebook" ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama nga Berati i cili e quajti atë çyryk. Kjo ishte një përgjigje e Ramës ndaj deklaratës së Alizotit i cili sot kishte paralajmëruar se “do ti hamë të gjallë socialistët që prekin votën e demokratëve”.

Alizoti pas kësa deklarate ka reaguar duke iu përgjigjur Ramës teksa shkruan se ai do të mbetet një delenxhi, sepse sipas tij kryeministri i tillë ka lindur. Sipas tij Rama do të mbetet gjysmëopingë.

“Kur dëgjova reagimin tënd, më erdhi ndër mend çfarë thotë Niçe për njerëz si ty. Ai ka një krahasim të mrekullueshëm kur tregon ndryshimin mes shtazës dhe njeriut. Kur e lexon në gjermanisht tingëllon shumë bukur. Por më pas mendova se, është shpenzim shumë i madh kohe t’i shpjegosh dikujt, që kulmin e imagjinatës e ka të lidhur me figura që flasin në ekrane, se çfarë është shkëputja e njeriut nga shtaza.

Prandaj, po të përgjigjem me atë çfarë ti kupton më mirë, vulgaritetin. Ti Edvin Kristaq Rama, do mbetesh një delenxhi, sepse i tillë ke lindur. Ti je pasardhës i gjysmopingës, dhe do mbetesh përgjithmonë i tillë. Ky është guri jot, që se blen dot as me milionat që i vjedh popullit më të varfër në Evropë, as me shishet e verës 35 mijë euro me të cilat të qerasin shokët e tu ordinerë netët kur ti firmos vjedhjet. As me krekosjen mes idiotëve të tu të dobishëm. Ti ke qenë, je, dhe do mbetesh gjysmopingë. Para meje, ti je soj delenxhiu, si dje, si sot, si përgjithmonë”, shkruan Alizoti.

Rama, ka ironizuar nga Kuçova deklaratat e drejtuesit politik të Elbasanit, Tomor Alizoti, dhe kreut të PD-së në Belsh, Bedri Qypi. Ai tha se qeshi me videon kur Alizoti thoshte se “do ju ha të gjallë”, duke shtuar se, kur dëgjonte fjalë të tilla, kujtonte për çfarë e përdorte fjalën “çyryk”.

“Ludoviku thoshte “do iu hamë të gjallë”. Kështu Ludovik i them Tomor Alizotit, për shkak të një personazhi në një film. Ky është çyryk, nuk është normal. Ishte një tjetër thoshte se nën këtë qeveri të poshtër, kanë ikur 1 milion lekë, por gaboi, se donte të thoshte 1 milion njerëz. Ata janë njësha, njëri më i lodhur se tjetri, njëri më i mbaruar se tjetri, çohen që në pikë të mëngjesit, pinë ujë kënete dhe e spërkasin. Natën thonë se populli është i sëmurë, edhe pse sondazhet thonë se PS fiton”, tha kryeministri.

“Juve do iu hamë të gjallë nëse prekni demokratët, nëse vendosni mina s’do ju ndahemi kudo ku jeni. Ju që doni të shkatërroni Shqipërinë, ju analfabetë, ju maskarenj , do ju hamë të gjallë.

Mos guxoni t’iu shkoni njerëzve nëpër shtëpia natën, mos guxoni të fusni duart ditën e zgjedhjeve. Doktor, jepi se ty të kanë më shumë frikë”, u shpreh Alizoti.

rama alizoti

Sondazh

Poll