Politike

Kush do i fitojë zgjedhjet? Çupi: Aleanca për Shqipërinë Madhështore formon qeverinë e vetme, do të fitojë mbi 70 mandate

Ajo u shpreh se nuk beson se partitë e vogla do të marrin besim nga qytetarët.

1 Maj 2025, 22:56 Nga r.ll
Kush do i fitojë zgjedhjet? Çupi: Aleanca për
dhurata çupi

TIRANË- Kandidatja për deputete e PD-së në Tiranë, Dhurata Çupi i është përgjigjur mbrëmjen e sotme pyetjes se kush do ti fitojë zgjedhjet e 11 majit. 

Çupi tha në emisionin"Log" në News24 se aleanca e opozitës do të fitojë zgjedhjet me 70 deputete ose më shumë. Më tej shtoi se nuk beson se partitë e vogla do të marrin besim nga qytetarët.

"PD është futur për të fituar zgjedhjet. Ne jemi partia që besojmë në fitore, në atë që shohim në terren, në kandidaturat e mira që kemi. Unë kam besimin se PD do të fitojë mbi 70 mandate. Ne pretendojmë të kemi mbi 50 përqind të mandateve në parlament. Nuk besoj se partitë e vogla do të marrin besim nga qytetarët.", u shpreh Çupi. 

dhurata çupi

Sondazh

Poll