Aktualitet

U akuzua për kultivim narkotikësh dhe grup kriminal/ GJKKO lë në fuqi masën arrest shtëpie për Daniel Lalajn

Lalajn akuzohet për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

2 Maj 2025, 10:14 Nga E. D
U akuzua për kultivim narkotikësh dhe grup kriminal/ GJKKO lë
foto ilustruese

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë arrest shtëpie për Daniel Lalajn, 21-vjeçarin e ekstraduar dy ditë më parë nga Gjermania.

Lalajn akuzohet për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Pas ekstradimit në Shqipëri, rasti i tij u paraqit përballë gjykatës, e cila vendosi të mos ndryshojë masën e mëparshme të sigurisë.

 

 

 

daniel lalaj

Sondazh

Poll