Aktualitet

EMËR +VIDEO/ Qarkullonte i armatosur me pistoletë, arrestohet 37-vjeçari në Astir

Bëhet e ditur se në pranga është vënë 37-vjeçari David Simoni i dënuar më parë për vjedhje.

2 Maj 2025, 09:17 Nga E. D
EMËR +VIDEO/ Qarkullonte i armatosur me pistoletë, arrestohet
pamje nga arrestimi

TIRANË- Një 37-vjeçar është arrestuar nga polica e Tiranës në Astir, pasi është kapur me armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, në çantën që mbante me vete. Bëhet e ditur se në pranga është vënë 37-vjeçari David Simoni i dënuar më parë për vjedhje. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".


Njoftimi i Policisë:

DVP Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Trigger”. I armatosur me pistoletë, me fishek në fole, kapet në flagrancë në Astir dhe vihet në pranga 37-vjeçari.

Sekuestrohet pistoleta.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës policore, për një shtetas që lëvizte i armatosur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Trigger“.

Gjatë operacionit, në Astir, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin D. S. duke lëvizur me këmbë, me 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, të cilën e mbante në çantë.

Në vijim të veprimeve u sekuestrua pistoleta dhe u arrestua shtetasi D. S., 37 vjeç, banues në Lezhë, i dënuar më parë për vjedhje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".

david simoni

Sondazh

Poll