Aktualitet

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Era do të fryjë e lehtë përgjatë gjithë ditës, me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor. Për pasojë, brigjet detare do të jenë me dallgëzim të ulët.

2 Maj 2025, 07:04 Nga M.B
Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot
Foto ilustruese

TIRANA- Territori shqiptar do të mbetet nën mbizotërimin e motit të kthjellët në të gjithë 24 orëshin, ku më të theksuara kthjellimet do të paraqiten në bregdet dhe zona të ulëta, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të dominohen zonat malore Verilindore – Juglindore.

Më të dukshme vranësirat do të jenë në orët e pasdites. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Era do të fryjë e lehtë përgjatë gjithë ditës, me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor. Për pasojë, brigjet detare do të jenë me dallgëzim të ulët.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 13 / 29°C,

në vendet e ulëta: 10 / 29 °C,

në vendet malore: 6 / 23 °C.

moti

Sondazh

Poll