Politike

Zgjedhjet e 11 majit, Çupi: Demokratët do të votohen nga qytetarët e Tiranës, kam besimin se do të fitojmë mbi 50% të mandateve

Ajo u shpreh se të qenurit pjesë e listave të hapura të detyron të komunikosh më shumë në çdo vend me qytetarët. 

1 Maj 2025, 21:20 Nga r.ll
Zgjedhjet e 11 majit, Çupi: Demokratët do të votohen nga
dhurata çupi

TIRANË- Kandidatja për deputete e PD-së në qarkun e Tiranës, Dhurata Çupi ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me fushatën elektorale të PD-së për zgjedhjet e 11 Majit.

Çupi tha se ka bindjen demokratët do të votohen nga qytetarët e Tiranës dhe se në këtë qark PD do të sigurojë mbi 50% të mandateve. Ajo u shpreh në emisionin "Log" në News24, se të qenët pjesë e listave të hapura të detyron të komunikosh më shumë në çdo vend me qytetarët. 

"Demokratët do të votohen nga qytetarët e Tiranës. Unë kam besimin se do të fitojmë mbi 50% të mandateve rreth 18 më 19 mandate. Së dyti ka një frymë mbështetjete të qytetarëve për programin e Partisë Demokratike, për opiztën në tërësi dhe unë do bëj beteëjn time elektorale deri në vptën e fundit dhe deri në ditën e fundit. Do ti shërbej PD siç kam qenë 34 vite në PD. Lista e hapur të detyron të komunikosh më shumë, derë më derë, rrugë më rrugë kam takuar pafund qytetarë.", tha Çupi. 

dhurata çupi

Sondazh

Poll