Sport

Aldo Serena polemizon rreth Lamine Yamal: "Nëse në fëmijëri do të kishte takuar një instruktor italian..."

Legjenda italiane, Aldo Serena, mendon se talenti spanjol Lamine Yamal do të kishte punuar me një instruktor italian, do të ishte një lojtar më i kompletuar...

1 Maj 2025, 16:30 Nga DOSJA
Aldo Serena polemizon rreth Lamine Yamal: "Nëse në

ITALI - Disa orë pas përfundimit të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve midis Barcelonës dhe Interit, e cila përfundoi 3-3, dhe ku Lamine Yamal ishte protagonisti absolut i ndeshjes për Blaugranët, ish-futbollisti italian Aldo Serana foli në X në një mënyrë shumë kritike ndaj talentit spanjoll.

Ja fjalët e tij: “Nëse në këtë moshë do të kishte takuar ndonjë instruktor italian që do t’i kishte mësuar gjuajtjen e saktë të topit, me ushtrime të vazhdueshme me dy prekje, tani ai do të ishte një futbollist shumë më i kompletuar”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll