Sport

Boban kritikon Lamine Yamal: “Ai duhet të jetë më pak ‘fenomen’, ai nuk do ta arrijë kurrë Leo Messin”

Fjalët e Zvonimi Boban për Lamine Yamal: “Do të doja ta shihja të mos ishte më një 'fenomen', me këto flokë të rinj...”

1 Maj 2025, 16:00 Nga DOSJA
Boban kritikon Lamine Yamal: “Ai duhet të jetë më pak

SPANJE - Zvonimir Boban foli në studiot e Sky Sport në fund të ndeshjes Barcelonë - Inter, me terma jo shumë entuziaste për Lamine Yamal.

Në moshën 17 vjeç dje ai luajti ndeshjen e tij të njëqindtë me Blaugranat, duke shënuar golin e parë për katalanasit dhe duke goditur dy herë traversën, por talenti katalanas u akuzua nga ish-lojtari i Milanit se po sillej shumë si një 'fenomen'. Më poshtë janë fjalët e tij.

“Ai kurrë nuk do t’i afrohet Leo Messit, por kjo nuk e përjashton faktin se ai është një gjeni futbolli dhe mund të arrijë nivelet e Ronaldinhos dhe Neymarit. Por Messi dhe Maradona janë më të shpejtë dhe fizikisht më të fortë. Dhe pastaj golat… sigurisht, Lamine shënon, por Leo shënon 50 në sezon.

Kjo është ndjenja ime, megjithëse shpresoj të gabohem për djalin. Do të doja ta shihja të mos ishte më një “fenomen”, me këtë model të ri flokësh... është e vërtetë që në Kupën e Mbretit bëri dy asiste, por vura re një mungesë përqendrimi nga ana e tij.

Ai nuk bëri luftë një-me-një, siç është i aftë të bëjë, prandaj nuk ishte lloji i lojtarit që kënaqet dhe na argëton. Le të themi se ai duhet të argëtohet në mënyrë më të përgjegjshme.,"- u shpreh legjenda kroate.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll