Bota

OBSH paralajmëron: Shkurtimet e fondeve për shëndetësinë do të kenë ndikim global

Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump u tërhoq nga OBSH-ja menjëherë pas marrjes së detyrës në janar, duke pretenduar se organizata keqmenaxhoi pandeminë COVID-19 dhe kriza të tjera ndërkombëtare shëndetësore. SHBA-ja është deri tani financuesi më i madh i OBSH-së, duke kontribuar me rreth 18% të financimit të saj total.

1 Maj 2025, 22:57 Nga N.F
OBSH paralajmëron: Shkurtimet e fondeve për
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH

SHBA- Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, paralajmëroi sot se financimi global i shëndetësisë po përballet me sfida historike, ndërsa vendet donatore po zvogëlojnë kontributet e tyre.

Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump u tërhoq nga OBSH-ja menjëherë pas marrjes së detyrës në janar, duke pretenduar se organizata keqmenaxhoi pandeminë COVID-19 dhe kriza të tjera ndërkombëtare shëndetësore. SHBA-ja është deri tani financuesi më i madh i OBSH-së, duke kontribuar me rreth 18% të financimit të saj total.

"Po përjetojmë ndërprerjen më të madhe në histori të financimit global të shëndetësisë", u tha Tedros gazetarëve në selinë e OBSH-së në Gjenevë.

OBSH-ja e rishikoi buxhetin e saj duke e ulur pas tërheqjes së SHBA-së, gjë që përkeqësoi një krizë financimi në Organizatë. Kur u pyet nga Reuters në lidhje me mundësinë e rishikimeve të mëtejshme të buxhetit, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së nuk e përjashtoi këtë mundësi, pasi menaxhmenti i organizatës vazhdon të vlerësojë situatën.

E përballur me një hendek të ardhurash prej gati 600 milionë dollarësh këtë vit, OBSH-ja propozoi uljen e buxhetit të saj për periudhën 2026-27 me 21%, nga 5.3 miliardë dollarë në 4.2 miliardë dollarë.

"Sigurisht që kjo është shumë e dhimbshme," tha Tedros, duke paralajmëruar se shkurtimet do të kenë një ndikim të rëndësishëm në shëndetin e njerëzve në të gjithë botën.

OBSH-ja thekson se po shqyrton mundësinë e kursimit të parave në nivel rajonal, qendror dhe kombëtar. Do të shkurtojë vendet e punës në selinë e saj në Gjenevë dhe do të mbyllë disa zyra në vendet me të ardhura të mesme të larta e më lart, theksoi kreu i Organizatës.

Një e katërta e kostove të pagave të OBSH-së nuk do të mbulohet për dy vitet e ardhshme, ka paralajmëruar kreu i departamentit të operacioneve të biznesit të OBSH-së, Raul Thomas. Ai tha se ende nuk është e mundur të thuhet se sa vende pune do të shkurtohen.

Tedros tha gjithashtu se OBSH-ja dëshiron të ecë përpara në zgjerimin e bazës së donatorëve të saj, duke pranuar se përballet me një problem strukturor, pasi varet tepër nga kontributet vullnetare - të cilat përfaqësojnë 80% të buxhetit të përgjithshëm të Organizatës - që vijnë nga disa donatorë.

obsh

Sondazh

Poll