Bota

Nga këshilltar i sigurisë kombëtare në ambasador në OKB, Waltz: Jam i nderuar që vazhdoj t'i shërbej presidentit Trump

CNN shkruan se presidenti Donald Trump e informoi që në mëngjes këshilltarin e tij të sigurisë kombëtare në largim, Waltz, se po e shkarkonte nga roli i tij dhe po e emëronte atë si ambasador të SHBA-së në Kombet e Bashkuara këtë mëngjes.

1 Maj 2025, 22:36 Nga r.ll
Nga këshilltar i sigurisë kombëtare në ambasador në
donald trump, mike waltz

SHBA- Këshilltari në largim për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, tha se ndihet i nderuar që do të vazhdojë t’i shërbejë Presidentit Donald Trump. Ky i fundit njoftoi sot se ka caktuar Waltz për të shërbyer si ambasador i SHBA-së në Kombet e Bashkuara.

“Jam thellësisht i nderuar që të vazhdoj shërbimin tim ndaj Presidentit Trump dhe kombit tonë të madh”, shkroi Waltz në "X", ku kishte ripostuar deklaraten e Trump. 

CNN shkruan se presidenti Donald Trump e informoi që në mëngjes këshilltarin e tij të sigurisë kombëtare në largim, Waltz, se po e shkarkonte nga roli i tij dhe po e emëronte atë si ambasador të SHBA-së në Kombet e Bashkuara këtë mëngjes. Kështu ka deklaruar një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë. Disa orë më vonë, Trump bëri publik venndimin përmes një postimi në Truth Social, si dhe njoftoi se Sekretari i Shtetit Marco Rubio do të shërbente përkohësisht në rolin e këshilltarit të sigurisë kombëtare.

mike waltz shba donald trump

Sondazh

Poll