Bota

Në javët e ardhshme, parlamenti ukrainas do të ratifikojë marrëveshjen me SHBA-në për mineralet e rralla

Ministrja ukrainase, e cila nënshkroi marrëveshjen në Uashington me homologun e saj amerikan, tha se disa detaje teknike duhet të finalizohen përpara se të vihet në funksion një fond i përbashkët investimesh SHBA-Ukrainë.

1 Maj 2025, 22:53 Nga r.ll
Në javët e ardhshme, parlamenti ukrainas do të ratifikojë
foto ilustruese

KIEV- Parlamenti ukrainas do të ratifikojë marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara për aksesin në burimet minerale të Ukrainës në javët e ardhshme. Kështu ka deklaruar sot Ministrja e Ekonomisë në Ukrainë, Yula Svirydenko.

"Ne duam ta ratifikojmë atë sa më shpejt të jetë e mundur." "Pra, ne planifikojmë ta bëjmë këtë brenda disa javëve të ardhshme", theksoi Sviridenko në një konferencë për shtyp online.

Ministrja ukrainase, e cila nënshkroi marrëveshjen në Uashington me homologun e saj amerikan, tha se disa detaje teknike duhet të finalizohen përpara se të vihet në funksion një fond i përbashkët investimesh SHBA-Ukrainë.

marreveshja per mineralet ukraine-shba

Sondazh

Poll