1 Maj 2025, 20:51
Nga r.ll
rubio, waltz
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se do të caktojë Mike Waltz për të shërbyer si ambasador në OKB, duke e larguar nga roli i tij si këshilltar për sigurinë kombëtare. Marco Rubio do të jetë ai që tani do të shërbejë njëkohësisht si sekretar i Shtetit dhe këshilltar i sigurisë kombëtare.
“Mike Waltz ka punuar shumë për të vënë interesat e kombit tonë në vend të parë. E di që ai do të bëjë të njëjtën gjë në rolin e tij të ri”, shkroi Trump në Truth Social. “Ndërkohë, Sekretari i Shtetit Marco Rubio do të shërbejë si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare, ndërsa do të vazhdojë udhëheqjen e tij të fortë në Departamentin e Shtetit.”
Më herët gjatë ditës së sotme, CNN raportoi se Waltz pritej të largohej nga posti i tij si këshilltar i sigurisë kombëtare në ditët në vijim, sipas burimeve, riorganizimi i parë i madh i stafit që kur presidenti mori detyrën në janar.
Waltz kishte qenë në terren të pasigurt, pasi kishte humbur pjesën më të madhe të ndikimit të tij në Krahun Perëndimor, kur aksidentalisht shtoi një gazetar në një bisedë grupi në aplikacioni "Signal", ku po flitej në lidhje me sulme ushtarake shumë të ndjeshme.
Alex Wong, zëvendëskëshilltari i sigurisë kombëtare, dhe këshilltarë të tjerë të sigurisë kombëtare pritet gjithashtu të largohen, sipas burimeve të shumta të njohura me bisedat, megjithëse koha është e paqartë. Nuk është hera e parë që Rubios i kërkohet papritur të mbushë një vend të lirë në administratën e Trump. Në shkurt, Trump shkarkoi Arkivisten Kombëtare Colleen Shogan, duke emëruar më vonë Rubion për të mbushur këtë rol.
Po atë muaj, Trump emëroi Rubion si administrator në detyrë të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID, një agjenci që ai po planifikon ta mbyllë si pjesë e përpjekjeve të administratës për të ulur shpenzimet. Henry Kissinger më parë shërbeu njëkohësisht si sekretar i Shtetit dhe këshilltar i sigurisë kombëtare nën presidentin e atëhershëm Richard Nixon.
mike waltz marco rubio shba
Bota
1 Maj 2025, 20:21
r.ll
tim walz
SHBA- Guvernatori i Minesotës dhe ish-kandidati demokrat për zëvendëspresident, Tim Walz, ka reaguar mbi largimin nga detyra t...
Bota
1 Maj 2025, 20:00
r.ll
mike waltz
SHBA- Mediat amerikane njoftuar këshilltari i sigurisë kombëtare në SHBA, Mike Waltz ka hequr dorë nga posti që mb...
Bota
1 Maj 2025, 19:45
r.ll
takimi ne vatikan
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka folur lidhur me marrëveshjen e nënshkruar nga SHBA-të dh...
Bota
1 Maj 2025, 18:15
N.F
Foto
IRANI- Irani akuzoi Shtetet e Bashkuara të martën për sjellje kontradiktore dhe deklarata provokuese pasi Uashingtoni e para...
Bota
1 Maj 2025, 17:32
N.F
Protesta
STAMBOLL- Në protestat e sotme në Stamboll kanë shpërthyer përleshje midis policisë dhe protestuesve. Protestat jan&...
Bota
1 Maj 2025, 17:00
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
SERBI- Në Novi Sad janë mbajtur protesta për të shënuar përvjetorin e gjashtëmujorit nga shem...
Bota
1 Maj 2025, 17:04
r.ll
mike waltz
SHBA- Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në SHBA, Mike Waltz, do të largohet nga posti që mban. Ndërsa rre...
Bota
1 Maj 2025, 16:19
r.ll
foto ilustruese
UASHINGTON- Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar Indisë dhe Pakistanit të punojnë së bash...
Bota
1 Maj 2025, 15:46
N.F
Serbi
SERBI- Organizatat studentore dhe sindikale kanë organizuar së bashku tubime dhe marshime në të gjithë v...
Bota
1 Maj 2025, 15:53
r.ll
ursula von der leyen
BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka njoftuar se është aktivizuar Mekanizmi Evropian i ...