Bota

Shtyhen bisedimet bërthamore mes SHBA-së dhe Iranit, Omani: Data e re do të shpallet kur të dyja palët të bien dakord!

Uashingtoni dhe Teherani kanë zhvilluar bisedime gjatë muajit të kaluar me qëllim arritjen e një marrëveshjeje për të kufizuar programin bërthamor të Iranit në këmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike.

1 Maj 2025, 18:15 Nga N.F
Shtyhen bisedimet bërthamore mes SHBA-së dhe Iranit, Omani: Data e re
Foto

IRANI- Irani akuzoi Shtetet e Bashkuara të martën për sjellje kontradiktore dhe deklarata provokuese pasi Uashingtoni e paralajmëroi Teheranin për pasojat për mbështetjen e rebelëve Huthi të Jemenit dhe vendosi sanksione të reja që synojnë naftën mes bisedimeve mbi programin e tij bërthamor.

Uashingtoni dhe Teherani kanë zhvilluar bisedime gjatë muajit të kaluar me qëllim arritjen e një marrëveshjeje për të kufizuar programin bërthamor të Iranit në këmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike.

Një raund i katërt bisedimesh, i cili ishte planifikuar të zhvillohej në Romë të shtunën, do të shtyhet për një datë të re, tha sot Omani, për arsye praktike. Omani ndërmjetësoi në raundet e mëparshme të bisedimeve SHBA- Iran.

"Data e re do të shpallet kur të dyja palët të bien dakord," shkroi Ministri i Jashtëm i Omanit Badr Albusaidi për X.

Një gazetar shkroi se takimi i planifikuar për të premten midis Iranit, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë (të njohur kolektivisht si E3) mund të shtyhet gjithashtu. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Iranit tha se Teherani vazhdon të angazhohet "seriozisht dhe me vendosmëri" në negociata të orientuara drejt rezultateve me SHBA-në, raportuan mediat shtetërore.

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, paralajmëroi Iranin se do të përballet me pasoja për mbështetjen e Houthëve, të cilët kontrollojnë Jemenin verior dhe kanë sulmuar anije në Detin e Kuq në atë që Houthët e quajnë solidaritet me palestinezët. Uashingtoni ka bombarduar intensivisht Huthit që nga mesi i marsit, duke goditur më shumë se 1,000 objektiva. Teherani thotë se Huthit po veprojnë në mënyrë të pavarur.

 

shba iran

Sondazh

Poll