Politike

Rama ironizon opozitën dhe partitë e reja: Kemi një kënetë me një specie të veçantë dhe ca që duan zgjedhje të parakohshme!

Rama u shpreh se partitë e reja kanë premtuar se nëse çdo gjë do varet tek ata do ta çojnë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.

1 Maj 2025, 17:56 Nga N.F
Rama ironizon opozitën dhe partitë e reja: Kemi një
Rama

KUÇOVË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Kuçova ka ironizuar opozitën dhe partitë e reja. Rama u shpreh se partitë e reja kanë premtuar se nëse çdo gjë do varet tek ata do ta çojnë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Sipas Ramës, kjo nuk do sjellë gjë tjetër, veçse mbylljen e derës së BE. Ai shtoi se vendi ynë ka një kënetë me një specie të veçantë dhe ca që duan zgjedhje të parakohshme.

"Pasi biem dakord atje, duhet të vijmë këtu në Tiranë. Duhet ti vulosim këtu, si rregulla, si ligje. E para përfytyroni ju, ne negociojmë në Bruksel, vijmë këtu, shkojmë në kuvend dhe duhet ti shkojmë pas avazit disa të tjerëve atyre që do nxjerrë kënetë në breg. Apo atyre që shfaqen si partitë e reja, që të re kanë vetëm moshat e tyre, parti të reja që në listat e mbyllura kanë baballarë, xhaxha, halla.

Parti të reja që thonë nëse ne do na vijë në dorë kjo punë do shkojmë në zgjedhje të parakohshme nuk do lejojmë që Shqipëria të ketë qeveri. Nga një anë e duam të fusim Shqipërinë në BE, nga ana tjetër ca do i themi atyre, që kemi disa probleme me kënetën. Po ca ti bëjmë kemi një kënetë me një specie të veçantë, dhe kemi ca të tjerë që duan zgjedhje të parakohshme. Kjo gjë do të bëjë që të mbyllet dera dhe do presim edhe ca vite të tjera.

Po jua them ky mandat nuk është për mua, nuk është për shumicën tonë të thjesht. Është më shumë se kaq. Arsyeja që ju them se duhet një mandat i katërt është se këtu duhet për përmbushim një mision historik," tha ai.

rama

Sondazh

Poll