Politike

"Presion dhe shantazh qytetarëve për të votuar Besa Spahon", PD padit në SPAK ish-nënkryetaren e Bashkisë Korçë: Janë turrur të blejnë vota për PS-në

Ai theksoi se PD është në krye të detyrës duke monitoruar gjithçka dhe duke ia referuar SPAK çdo rast të krimeve elektorale.

1 Maj 2025, 16:16 Nga N.F
"Presion dhe shantazh qytetarëve për të votuar Besa
Ivi Kaso

KORÇË- Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Korçë, Ivi Kaso ka paditur penalisht ish-nënkryetaren e Bashkisë së këtij qyteti, Besa Spahon. Kaso u shpreh se Spaho është paditur në SPAK pasi sipas tij ajo së bashku me persona të tjerë janë përfshirë në blerjen e votave për PS si edhe në vepra si shantazhi ndaj qytetarëve dhe bizneseve.

Ai theksoi se PD është në krye të detyrës duke monitoruar gjithçka dhe duke ia referuar SPAK çdo rast të krimeve elektorale. Kaso tha se qytetarët në 11 maji do të votojnë për të bërë ndryshimin.

“E kemi paditur në SPAK atë së bashku me enturazhin e vet, drejtorët rajonalë të AKU-së, hipotekës, tatim taksave të cilët janë turrur për të blerë votat e PS, janë turrur për t’iu bërë presion dhe shantazh bisneseve dhe qytetarëve për të votuar personalisht Besa Spahon.

Paralajmërojmë të gjithë këta banditë zgjedhorë, duke filluar nga Niko Peleshi, duke vazhduar te Besa dhe gjithë enturazhit të tyre që pas datës 11 Maj përveçse me demokratët dhe PD do të përballen dhe do të kenë hesapet e tyre me drejtësinë.

I ftojmë qytetarët që të votojnë të qetë në 11 Maj sepse vota e tyre është e garantuar, do të ruhet dhe do të mbrohet. PD është në krye të detyrës, është duke monitoruar gjithçka dhe duke ia referuar SPAK sikundër Besën dje dhe të gjitha institucionet ligjzbatuese dhe te partnerët tanë ndërkombëtarë. Në 11 Maj së bashku me votën e qytetarëve që do të votojnë masivisht nr 1. Të gjithë së bashku kemi për të bërë ndryshimin”, tha Kaso.

ivi kaso pd

Sondazh

Poll