Politike

"Kur morëm detyrën Shqipëria nuk respektohej", Rama: 11 maji është i rëndësishëm për të përmbushur një mision historik

Ky mision sipas kreut të qeverisë e ka zanafillën tek heroi kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

1 Maj 2025, 17:22 Nga r.ll
"Kur morëm detyrën Shqipëria nuk respektohej", Rama: 11
edi ram

KUÇOVË- Kryeministri Edi Rama tha sot në takimin në Kuçovë se kur Partia Socialiste mori detyrën, Shqipëria nuk besohej dhe nuk respektohet nga krerët e shteteve të tjera. 

Rama tha se sot gjërat janë ndryshe, ndërsa shtoi se 11 maji është i rëndësishëm për të përmbushur një mision të cilin ai e cilësoi si historik. Ky mision sipas kreut të qeverisë e ka zanafillën tek heroi kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

"Kur ne morëm detyrën, Shqipëria ishte e fundit. Nuk e respektonin dhe nuk e besonin. Pse them që 11 maji është takim me historinë? Negociatat nuk janë punë e lehtë. 1 mijë njerëz punojnë cdo ditë për negociatat dhe mbulojnë cdo sektor. Edhe në Bruksel punojnë 1 mijë të tjerë. Këto zgjedhje dhe ky mandat nuk është për mua apo karrigen time. Arsyeja pse iu them se me duhet një mandat i katërt është se bëhet fjalë për tu përmbushur një mision historik. Zanafillën e ka të Skënderbeu. Është profeti i historisë sonë.", tha Rama.

edi rama ne kucove

Sondazh

Poll