Politike

Rama takim në Kuçovë: Shqipëria ka nevojë për mandatin tonë të katërt, për anëtarësimin në BE

Rama u shpreh se ky qytet e ka mbështetur historikisht Partinë Socialiste. Kjo e fundit sipas tij, e ka transformuar Kuçovën dhe qarkun e Beratit. 

1 Maj 2025, 17:19 Nga r.ll
Rama takim në Kuçovë: Shqipëria ka nevojë për
edi rama

KUÇOVË- Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim elektoral me qytetarët në Kuçovë. Rama u shpreh se ky qytet e ka mbështetur historikisht Partinë Socialiste. Kjo e fundit sipas tij, e ka transformuar Kuçovën dhe qarkun e Beratit. 

Më tej, Rama u shpreh se Shqipëria dhe populli shqiptarë kanë nevojë për mandatin e katërt të PS për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian. 

"Kuçova e ka mbështetur historikisht, pa rezervë PS dhe më vjen mirë që nuk e kemi marrë mbështetjen tuaj si diçka që e kemi në xhep. Kemi bërë aq sa kemi mundur që ky komunitet ta ndjejë ndryshimin që ka prekur të gjithë Shqipërinë. Do vijojmë ta mbështesim Bashkinë Kuçovë me aq sa mundemi dhe qarkun e Beratit. Si e gjithë Shqipëria, edhe ky komunitet, çdo familje, ka nevojë nga mandati ynë i katërt, për përmbushjen e një misioni historik, për popullin shqiptar, për Shqipërinë. Anëtarësimin në Bashkimin Europian. Me anëtarësimin në BE, Shqipëria do të marrë 1 miliard euro në vit.", tha Rama. 

edi rama ne kucove

Sondazh

Poll