Politike

“Doja të ndiqja hapat e tim eti”/ Rudina Hajdari rrëfen arsyen pse “braktisi” SHBA-në pas 20 vitesh: Njerëzit atje n

19 Janar 2020, 14:21 Nga DOSJA
“Doja të ndiqja hapat e tim eti”/ Rudina Hajdari rrëfen

TIRANË– Deputetja Rudina Hajadari, njëherazi dhe vajza e liderit të Lëvizjes Studentore, Azem Hajdarit ka dhënë së fundmi një intervistë ndryshe, ku politikën e ka lënë disi mënjanë. Rudina ka treguar për revistën ‘Class’, disa të pathëna nga jeta e saj private, duke nisur nga periudha kur u zhvendos në Shqipëri, marrëdhënia me të bijën dhe deri tek menaxhimi i kohës së lirë.

Teksa është pyetur se pse vendosi ta ‘braktisë’ Amerikën pas 20 vitesh, Hajdari ka treguar se dëshironte gjithmonë të ndiqte ëndrrën e babait të saj.

Gjithmonë qëllimi im ka qenë të kthehem në Shqipëri dhe të ndjek hapat e tim eti, kjo ishte me rëndësi të madhe për mua. Mendoj se kam shumë për të dhënë në këtë drejtim dhe dua të kontribuoj në zhvillimin dhe në rrugën europiane të Shqipërisë, ndaj dhe nuk pendohem aspak”, u shpreh deputetja.

Ndër të tjera ajo ka treguar se i mungon stili i jetesës në SHBA, pasi njerëzit atje nuk fusin hundët vend e pa vend.

Mosfutja e hundës vend e pa vend. Amerikanët kanë një shprehje që thonë ‘it’s none of your business”, që është një koncept që nuk përdoret/zbatohet këtu”, tha deputetja. Gjatë bisedës, Rudina Hajdari ka theksuar se e ka për nder të identifikohet si e bija e Azemit dhe që ka lindur në Tropojë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike azem hajdari jeta ne shba e rudina hajdarit rudina hajdari azem hajdari jeta ne shba e rudina hajdarit rudina hajdari

Sondazh

Poll