Politike

"Gjysma ishin të zhytur në baltë në shtëpitë e tyre!" Rama në Dimal: Janë bërë investime, këtu ishte sikur kishte rënë bomba

Rama tha se janë bërë investime, pasi zona "ishte sikur kishte rënë bomba". Ai shtoi se gjysma ishin të zhytur në baltë në shtëpitë e tyre.

1 Maj 2025, 12:02 Nga M.B
"Gjysma ishin të zhytur në baltë në shtëpitë
Edi Rama

DIMAL- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Dimal të Beratit. Rama tha se çdo alternativë veç PS është alternativë e rrezikut. Rama tha se janë bërë investime, pasi zona "ishte sikur kishte rënë bomba". Ai shtoi se gjysma ishin të zhytur në baltë në shtëpitë e tyre.

“Sot thonë se disa gjëra do bëheshin, i solli koha. Por jo, koha nuk i solli 1 milion turistë në qarkun e Beratit, por gjithë këto investime dhe bashkëpunime. Kur kam ardhur këtu herën e parë gjysma ishin të zhytur në baltë deri në brez në shtëpitë e tyre. Këtu ishte sikur kishte rënë bomba.

Këtë Dimal që është sot nuk e solli koha, nëse nuk do të mirëqeverisej qoftë në nivel qendror. Në fillim nuk kishte rrugë për të ardhur në Berat. Janë bërë investime te medha për t’i dhënë këtë profil që ka qarku. Janë thënë që nëpër fshatra s’ka ujë s’ka kanalizime. Por ky është një mit i madh", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll