Politike

"Më 12 maj do të shpallen terroristë"/ Berisha: Sueli ia bëri për spital shoferin dhe Tao burreci e qepi gojën si ushtar! 

Lideri i opozitks u shpreh se “Tao Tao” sic e quan ai Taulant Ballën, fitoi nga votat e qytetarëve miliona euro pasuri. 

1 Maj 2025, 11:40 Nga E. D
"Më 12 maj do të shpallen terroristë"/ Berisha: Sueli
Sali Berisha

LIBRAZHD- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit në Librazhd në kuadër të zgjedhje të 11 majit e cilësoi kandidatin e PS në Librazhd Taulant Balla si “bajloz i krimit në Elbasan”. Lideri i opozitës u shpreh se “Tao Tao” sic e quan ai Taulant Ballën, fitoi nga votat e qytetarëve miliona euro pasuri. Më tej kryedemokrati theksoi se Balla disa ditë më parë nuk mbrojti shoferin e tij që u rrah për vdekje nga Suel Çela. 

"Miq, 11 Maji është dita të ndryshojmë, është dita të votojmë për dinjitetin tonë. Dita të votojmë për paqen, për sigurinë tonë dhe të japim ndëshkimin më të madh krimit. Çfarë fitoi Tao nga votat tuaja? Tao fitoi qindra milionë të fshehura. Fitoi pasuri, fitoi emër më të keqin si baloz krimi në Elbasan dhe Shqipëri. E morët vesh besoj, para dhjetë ditësh, Sueli ia bëri për spital shoferin.

Dhe Tao e qepi gojën si i paqenë, si ushtar i Suelit. Turp të ketë. Tao Burreci e qepi gojën ndaj njeriut që e kishte pasur vite shofer. Ia theu kockat sepse nuk mbështeti Sara Milen. E kuptoni ju? Qytetarë të Librazhdit, jeni njerëz të lirë, duhet të ndëshkoni këtë bandë me votën tuaj. Dhe u garantoj ju se Suelin dhe Suelët si ai, do shpallen terroristë me datën 12 maj," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll