Politike

"Qëllim është që të mos mbeten pa pension"/ Rama në Dimal: Për nënat me 3 ose më shumë fëmijë që nuk janë në punë, qeveria do t’u paguajë sigurimet!

Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se për nënat që nuk janë në punë dhe kanë tre ose më shumë fëmijë, shteti do t’u pagujë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.

1 Maj 2025, 11:53 Nga E. D
"Qëllim është që të mos mbeten pa pension"/
Edi Rama

DIMAL- Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Dimal ka prezantuar një nismë të qeverisë. Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se për nënat që nuk janë në punë dhe kanë tre ose më shumë fëmijë, shteti do t’u pagujë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Rama gjithashtu tha se kjo nismë ka për qëllim që këto nëna të mos mbeten pa pension.

Edi Rama: Për nënat pa punë dhe me 3 ose më shumë fëmijë kemi marrë një nismë që qeveria tu paguajë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, që pavarësisht se ato nuk janë në punë për faktin që kanë 3 ose më shumë fëmijë të mos mbeten pa pension dhe faktikisht janë 25 mln euro çdo vit që qeveria paguan për nënat e papuna.

edi rama

Sondazh

Poll