Politike

VIDEO/ Qori pranë puntorëve që dalin në punë për 1 Maj: Duhet të ishin në protestë

Duke publikuar një video në Facebook, Qori thekson se të drejtat e punëtorëve po nëpërkëmben rregullisht, ndërkohë që në video shihet se pas krahëve të tij vazhdohet të punohet për ngritjen e pallateve në bregdet.

1 Maj 2025, 11:01 Nga I.A
VIDEO/ Qori pranë puntorëve që dalin në punë për 1
Arlind Qori

TIRANË- Kreu i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori ka denoncuar ditën e sotme se si punëtorët po dalin në punë edhe pse duhet të ishte ditë pushimi. Duke publikuar një video në Facebook, Qori thekson se të drejtat e punëtorëve po nëpërkëmben rregullisht, ndërkohë që në video shihet se pas krahëve të tij vazhdohet të punohet për ngritjen e pallateve në bregdet.

Sipas Qorit, kjo nuk është rastësi, pasi se në Shqipëri punohet më shumë orë në javë se në çdo vend tjetër të Evropës dhe qeverisen nga një kryeministër që përfaqëson interesat e oligarkisë.

 

“Kudo në botë protestohet. Edhe në Shqipëri, sipas Kodit të Punës, kjo është një ditë zyrtare e pushimit. Në radhë të parë për puntorët, mirëpo në Shqipëri, anembanë Shqipërisë, sot puntorët punojnë, sidomos puntorët e ndërtimit. Punojnë për oligarkët, punojnë pë rata që pastrojnë paratë e krimit të organizuar. Ne jemi një vend i sunduar nga një qeveri kleptokratësh, me në krye Edi Ramën që nuk do t’ia dijë për njerëzit e punës, i përçmon ata, nuk ua mundëson të organizohen në sindikata, madje kryeministri i vendit edhe i tall ata dhe u bën thirrje puntorëve të vendeve të tjera, të vijnë dhe të zëvëndësojnë ata që ai i quan “dembelët shqiptarë”. Ky është skandal, sot puntorët duhet të ishin në protesta, sot puntorët duhet të ngrinin zërin e tyre për faktin se në Shqipëri, sipas të gjitha të dhënave dhe studimeve punohet më shumë orë pune në javë se kudo në Evropë dhe pagat janë nga më të ultat. Lëvizja Bashkë rreshtohet me krenari në krah të puntorëve dhe ne zotohemi që me të hyrë në parlament do të bëjmë naming në mënyrë që të drejtat e puntorëve të respektohen. Sot duhet të ishte një ditë proteste dhe ditë pushimi, por fatkeqësisht puntorët këtu në Malin e Robit, në Tiranë dhe kudo tjetër janë detyruar të dalin në punë, pavarësisht se është në të drejtën e tyre që të protestojnë dhe të pushojnë” tha Qori.

arlind qori

Sondazh

Poll