Politike

"Nuk të ka kushtuar asnjë kokërr leku!" Komentuesi i shkruan për aeroportin e Kukësit, Rama: Është ndërtuar, operohet si të gjithë aeroportet e botës! Më herët se vonë do vihet në funksion

Rama iu përgjigj një komentuesi që e pyeti se sa turistë ka pritur Aeroporti i Kukësit. Rama tha se aeroporti i Kukësit së pari është ndërtuar dhe është një aeroport që operohet si të gjithë aeroportet e botës.

1 Maj 2025, 10:33 Nga M.B
"Nuk të ka kushtuar asnjë kokërr leku!" Komentuesi i
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me rubrikën live “Sy m’sy” live në rrjetet sociale duke iu përgjigjur komentuesve. Rama iu përgjigj një komentuesi që e pyeti se sa turistë ka pritur Aeroporti i Kukësit. Rama tha se aeroporti i Kukësit së pari është ndërtuar dhe është një aeroport që operohet si të gjithë aeroportet e botës.

Gjithashtu Rama i tha qytetarit se atij nuk i ka kushtuar asnjë kokërr leku dhe se nga një fushë me plehra është aeroport ndërkombëtar. Ai shtoi se herët a vonë "aeroporti" do të vihet në funksion. 

"Aeroporti i Kukësit së pari është ndërtuar, së dyti është një aeroport që operohet si të gjithë aeroportet e botës, operohet nga privati dhe ka nevojë për marrëveshje dhe për linja që në bazë të marrëveshjeve të fluturojnë, gjë që po përpiqen ta bëjnë operatorët e aeroportit të Kukësit dhe së shpejti do të vendosen fluturime që do ta fusin pak nga pak në punë se nga pikëpamja financiare është në një situatë starti që nuk është e kollajshme për kompanitë.

Kështu që, kjo ironia është e mirëpritur, por këtë përgjigje ka. Pra është një aeroport i ndërtuar mbi standarde ndërkombëtare, i certifikuar ndërkombëtarisht dhe operatori duhet të vendosi fluturimet në bazë të marrëveshjeve që po kryhen dhe bën negociatat e veta, është në të drejtën e vet. Po ndërkohë ty zotëri nuk të ka kushtuar asnjë kokërr leku ai aeroport. Nga një fushë me plehra që ishte, është një aeroport ndërkombëtar dhe më herët se vonë do vihet në funksion", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll