Sport

Një kandidat i ri për stolin e Bayer Leverkusen: nga Xabi... te Xavi!

Në Gjermani janë të bindur se stili i Xavi Hernández i përshtatet në mënyrë të përkryer me atë që kërkon menaxhmenti i Bayer dhe përvoja e tij si trajner i Al Sadd dhe Barcelonës konsiderohet pozitive.

1 Maj 2025, 10:30 Nga DOSJA
Një kandidat i ri për stolin e Bayer Leverkusen: nga Xabi... te Xavi!

GJERMANI - Xabi Alonso po pret sinjale nga Real Madridi, duke pritur që Carlo Ancelotti të mbyllë ciklin e tij, dhe në mes të kësaj pasigurie, Bayer Leverkusen tashmë ka filluar të kërkojë përreth, duke zgjedhur disa kandidatë që mund të zëvendësojnë ish-mesfushorin.

Midis tyre është edhe një ish-lojtar i Barcelonës: në orët e fundit Kicker raportoi se një nga emrat që po merret në konsideratë nga ‘Aspirinat’ është ai i Xavi Hernández, i cili është i lirë pasi u largua nga Blaugranët në fund të sezonit të kaluar.

Në Gjermani janë të bindur se stili i Xavit përshtatet në mënyrë të përkryer me atë që kërkon menaxhmenti i Bayer dhe përvoja e tij si trajner i Al Sadd dhe Barcelonës konsiderohet pozitive.

Trajneri bëri një pushim, por tha se ishte i disponueshëm për t’u rikthyer për të drejtuar një projekt emocionues: “Nuk kam asgjë përfundimtare; jam i hapur për oferta. Pse të mos stërvit një ekip tjetër në La Liga? Po kërkoj një projekt emocionues; kam ambicien të fitoj trofe”, tha katalanasi për France Football disa javë më parë.

Përveç Xavit, emrat e tjerë në fletoren e Fernando Carros dhe të menaxhmentit gjerman janë Imanol Alguacil, i cili njoftoi lamtumirën e tij me Real Sociedad disa ditë më parë, dhe Erik ten Hag, i papunë pas një përvoje të vështirë në stolin e Manchester United.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll